KURIOZITETE

KURIOZITETE

Si ta bëni vetë detergjentin antialergjik

Publikuar më 24 Nëntor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Për shkak të materieve të tij helmuese të cilat i përmban detergjenti i blerë në dyqane, shumica më me dëshirë përdorin mjete alternative për larje rrobash.

Kjo është receta e detergjentit për rrobat tuaja - transmeton Telegrafi.

Përbërësit e nevojshëm:

? sapun organik
? 3 filxhanë të vegjël sodë bikarbonati
? 20 pika vaj eterik, sipas dëshirës

Përgatitja:

Sapunin natyral organik grijeni në rende në një enë dhe shtoni sodën e bikarbonatit.

Përzieni dhe shtoni vajin eterik. Sërish përzieni mirë dhe qiteni në një enë qelqi.

Pluhuri natyral për rroba ka përparësi të shumta në krahasim me atë që e blejmë në dyqane. Përpunimi i tij është i shpejtë, i thjeshtë dhe i lirë.

Me shtesën e vajit eterik ky detergjent merr aromën çfarë e dëshironi.

Është i përshtatshëm edhe për personat me alergji, sepse ekziston mundësia shumë e vogël e zhvillimit të alergjisë.

Edhe ajo që është më e rëndësishme nuk e ndot ambientin!