KURIOZITETE

KURIOZITETE

Shkodra 104 vjet më parë

Publikuar më 01 Dhjetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Në vitin 1913, Auguste Leon dhe Jean Bunhes, njëri fotograf e kimist dhe i dyti një profesor i gjeografisë humane në College de France, erdhën në Ballkan për të fotografuar jetën, zakonet dhe njerëzit, zhdukja e të cilëve ishte vetëm "çështje kohe".

Ishte e pamundur që ky udhëtim të mos kalonte nëpër Shkodër, një prej qyteteve më të bukura dhe me më shumë histori në mbarë shqiptarinë.

Leon dhe Bunhes nisën me njerëzit e Shkodrës, vazhduan me peizazhin dhe me zakonet, me bukurinë e natyrës dhe me atë që shkodranët e quajnë jetë, atëherë në vitin e largët 1913-të, transmeton KultPlus.

Fotografitë po realizoheshin për t'iu dërguar më pas Albert Kahn, bankier dhe filantropist francez i cili ruajti rreth 72 mijë fotografi me ngjyra në rreth 22 jete të mbledhjes së fotografive.