KURIOZITETE

KURIOZITETE

Gara e Babagjyshërve

Publikuar më 26 Dhjetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Në kuadër të kremtimit të festave të fundvitit, në qendër të Shkupit u mbajt "Gara e Babagjyshërve", të cilën e organizoi shoqata për sport dhe rekreacion "I pari në majë" me mbështetje të Qytetit të Shkupit, raporton aa.

Kjo garë tradicionale, në të cilën pjesëmarrësit ishin të veshur në kostume të Babagjyshit, filloi në parkun "Gruaja - Luftëtare", prej ku pjesëmarrësit vrapuan shtegun në gjatësi prej dy kilometrave.

Nga ana e organizatorit u ndanë shpërblime solemne. Në garë mund të merrte pjesë secili pa kufizime sipas moshës, ndërsa fëmijët shoqëroheshin nga prindi ose kujdestari.