KURIOZITETE

KURIOZITETE

Udhëtimi i parë rreth botës me biçikletë para 131 viteve

Publikuar më 08 Janar 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Thomas Stevens më 7 janar të vitit 1887, përfundon udhëtimin e parë rreth botës me biçikletë.

Thomas e filloi udhëtimin në prill 1884. Ai u nis me biçikletë nga San Francisko në Boston; me anije shkoi në Angli; përsëri me biçikletë; me anije e përsëri me biçikletë nëpër Francë, Gjermani, Austri, Hungari dhe Ballkan, ku aty çlodhet mes njerëzve të cilët kishin dëgjuar për Amerikën.

Aty priti pastaj derisa të arrinin njoftimet se rrugët ishin të lira nga banditët dhe me biçikletë kalon nëpër Anadoll, Armeni, Kurdistan, Irak, dhe Iran, ku e zë dimri dhe qëndron mysafir i Shahut.

Kur moti u ngroh, Thomas mori një avullore në Konstandinopojë dhe prej andej në Indi; një tjetër avullore e çoi atë nga Kalkuta në Hong Kong dhe Kinën jugore; kalon me biçikletë në Kinën lindore, dhe merr anijen për në Japoni.

Pjesa me biçikletë e udhëtimit të tij nëpër botë përfundon më 17 dhjetor 1886 në Yokohama. Thomas Stevens u kthye me anije në San Francisko në janar 1887.

Gjatë gjithë udhëtimit ai dërgonte letra e raporte të hollësishme për revistën Harper; këto shkrime më pas u përmblodhën në një libër dy-vëllimesh prej rreth 1 mijë faqesh "Around the Ëorld ëith a bicycle". Një kopje e botimit të pare të këtij libri sot kushton rreth 400 dollarë.