KURIOZITETE

KURIOZITETE

E dini çka ndodhur me Murin e Berlinit?

Publikuar më 05 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Muri i Berlinit, simboli i një Gjermanie të ndarë dhe një bote të pasluftës, e ndarë mes bllokut perëndimor dhe atij lindor, sot shënon saktësisht 28 vjet, dy muaj dhe 26 ditë që pas shembjes së tij, ekuivalente me kohën gjatë së cilës ai qëndroi i ngritur.

Sot, Muri i Berlinit shënon po të njëjtën gjatësi kohe që nga momenti i shembjes së tij, me atë gjatë të cilës ai ka qëndruar i ngritur.

Gjermania Lindore komuniste fillojë ta ndërtojë Murin e Berlinit, më 13 gusht 1961.

Në mënyrë efektive, ky mur, vulosi ndarjen e Berlinit Perëndimor nga Berlini Lindor dhe zonat përreth Gjermanisë Lindore.

Muri i Berlinit u shemb mbrëmjen e 9 nëntorit 1989, duke i hapur rrugën ribashkimit të Gjermanisë më 3 tetor 1990.