KURIOZITETE

KURIOZITETE

Pemët dhe perimet ulin rrezikun nga depresioni

Publikuar më 28 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Konsumimi i pemëve dhe perimeve zvogëlon rrezikun nga zhvillimi i depresionit te njerëzit për dhjetë për qind, tregon një studim i ri.

Duke ndjekur të ashtuquajturën "dieta DASH", rreziku nga çrregullimet mentale shëndetësore zvogëlohen deri 11 për qind, thuhet në një studim amerikan.

Ata që kanë ndjekur dietën perëndimore, e cila është e pasur me ushqime dhe sheqer janë më tepër të rrezikuar nga zhvillimi i depresionit, shtojnë studiuesit.

Ata thonë se studime të mëtejme nevojiten për të përcaktuar lidhjen ndërmjet dietës dhe shëndetit mental.

Studimet e mëhershme sugjeronin se konsumimi i shumë produkteve të freskëta kanë benefite për shëndetin mental të njerëzve duke përmirësuar disponimin e tyre, duke iu dhënë më tepër energji dhe duke iu ndihmuar që të mendojnë më qartë.

Rreth shtatë për qind të të rriturve në SHBA vuajnë nga depresioni çdo vit.

Dieta Intervenimi për shtyrjen e neurodegjenerimit (DASH) preferon konsumin e pasur me fruta, perime, arra, mish, fasule dhe peshk. Kjo lloj diete, sipas Institutit nacional të zemrës, mushkërive dhe gjakut, ndikon në parandalimin edhe hipertensionit.

Studimet e mëhershme kanë sugjeruar se DASH redukton tensionin e gjakut brenda vetëm 14 ditësh, si dhe ndikon në humbjen e peshës.

Të gjeturat janë prezantuar në takimin vjetor të Akademisë amerikane për neurologji, në Los Anxhelos.