KURIOZITETE

KURIOZITETE

Në Skoci zbulohen minerale të vjetra 60 milionë vjet

Publikuar më 05 Mars 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Në ishullin Skye në veri të Skocisë, në arkipelagun Inner Hebrides u zbuluan minerale 60 milionë të vjetra që nuk janë parë asnjëherë në Tokë.

Shkencëtarët erdhën në përfundim se prania e këtyre mineraleve mund të jetë si pasojë e rënies së ndonjë meteori në të kaluarën e largët në ishujt britanikë.

Ekspedita u drejtua nga Simon Drake, i cili jep mësim në Kolegjin Birkbeck në Londër, me kolegun e tij Andy Beard nga i njëjti fakultet.

"Minerale të tilla si ozbornit dhe vanadium i pasur u gjetën në shtresën e trashë të materialit. Analiza tregon se si disa minerale, të cilat nuk janë gjetur në Tokë, por grimcat e tyre janë gjetur në pluhurin kozmik, të cilin sonda e NASA e ka mbledhur në kometën Wild 2 në vitin 2006, dhe i kishte sjellë në Tokë", tha ai.

Minerale të rralla dhe të pazakonshme u gjetën në dy lokacione, afërsisht 6.5 km larg njëra tjetrës.

Një vit para këtij zbulimi, ekspertët erdhën në konkluzion se nën Skoci fshihet një kriter i madh, të cilin mund ta ketë krijuar një meteor i përbërë nga shkëmbinj të gjelbër dhe gur ranor të kuq, dhe mostrat janë të moshës 1.2 miliard vjet