KURIOZITETE

KURIOZITETE

Binjakët e rrallë, biond e zeshkan

Publikuar më 13 Mars 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

30-vjeçarja Teegan Wardill nga Townsville në Australi thotë se përballet shpesh me pyetjen se a janë binjakë në të vërtetë fëmijët e saj.

Ajo që ka ngjallur dyshimet e njerëzve është ngjyra e lëkurës së fëmijëve të saj binjakë.

Lucas është biond dhe me sy bojëqielli, ndërsa Levi i zeshkët dhe me flokë të errët.

"Unë dhe im shoq Justin e zbuluam ndryshimin e tyre në javën e 19-të të shtatzënisë, gjatë ekografisë 3D", tregon Teegan, shkruan noa.al.

Por që pas lindjes, dallimet mes dy binjakëve erdhën duke u thelluar, Lucas ngjan shumë me të ëmën, ndërsa Levi me të atin. Ky ndryshim vjen pasi Levi ka marrë nga i ati i cili është me origjinë indiane.