KURIOZITETE

KURIOZITETE

Dënohet austriaku me 160 euro për shkak se ofendoi policët në Facebook

Publikuar më 05 Shkurt 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

 

Një burrë austriak mund të dënohet me 160 euro gjobë për shkak se i kishte cilësuar policët si "shtrumfa" në një lajmërim që kishte bërë për kontrollin e shpejtësisë në rrugë.

Agjencia Austriake e Lajmeve raportoi se autoritetet në provincën e Tirolit i kanë shqiptuar gjobë një personi, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, për shkelje të "mirësjelljes publike" duke "diskreditim ndaj dy zyrtarëve policorë", transmeton Koha.net.

Postimi i burrit në një grup në Facebook kishte njoftuar shoferët tjerë për "dy shtrumfa që po qëndrojnë me laserë" në një rrugë lokale. Ndërsa ankesa erdhi nga një polic që gjendej në grup.

Gazeta lokale "Tiroler Tageszeitung" raportoi se burri potencon se termi "shtrumf" ka pasur qëllimin e një shakaje të padëmshme e jo ofendim, dhe planifikon të mbrojë veten në këtë rast.