KURIOZITETE

KURIOZITETE

Shtatë qytete interesohen për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore 2026

Publikuar më 04 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Shtatë qytete kanë shprehur interesimin e tyre për të fituar statusin e vendit nikoqir për Lojërat Olimpike Dimërore 2026, ka njoftuar Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Kalgari në Kanada, Grazi në Austri, kryeqyteti i Suedisë, Stokholmi, Sioni në Zvicër, qyteti turk, Erzurum, ai japonez, Sapporo dhe një ofertë e përbashkët e qyteteve italiane, Kortina de Ampezo, Milano dhe Turin janë në fazën fillestare të procesit.

Qytetet do të kalojnë tani në fazën e dialogut deri në muajin tetor, kohën kur Komiteti Olimpik do të ftojë një numër të paspecifikuar të qyteteve për të marrë pjesë në fazën njëvjeçare të kandidaturës.

Komiteti do të njoftojë për vendin fitues në një sesion në Milano në shtatorin e vitit të ardhshëm.