KURIOZITETE

KURIOZITETE

Japonezi 112 vjeç, burri më i vjetër në botë

Publikuar më 10 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Një japonez 112 vjeç, i lindur pak muaj para se Albert Einsteini të publikonte teorinë e tij speciale të relativitetit, u njoh të martën si burri më i vjetër në botë.

Masazo Nonaka, i lindur më 25 korrik, 1905, mori këtë titull pasi Francisco Nunez Olivera nga Spanja vdiq këtë vit në moshën 113 vjeçe, ka thënë Libri i rekordeve Guinness, raporton Reuters.

Nonaka, i cili në moshë të re ishte fermer dhe sharrëxhi, më vonë ndërtoi një banjë shëruese në qytetin e tij të lindjes, Ashoro, në ishullin Hokkaido, 900 km në veri të Tokios, dhe rriti dy djem e tri vajza, transmeton Koha.net.

Nonaka vazhdon të kalojë kohën në banjën shëruese dhe i pëlqen ëmbëlsirat, veçanërisht tortat me dredhëza. Në ceremoninë e njohjes së këtij titulli ai ishte i shoqëruar nga të familjarë dhe zyrtarë të Guinnessit.

Titulli i Guinnessit për burrin më të moshuar që ka jetuar ndonjëherë mbahet nga një japonez tjetër, Jiroemon Kimura, që vdiq më 2013 në moshën 116 vjeçe e 54 ditë.

Mosha e vërtetuar më e vjetër për një qenie njerëzore është ajo e francezes Jeanne Louise Calment of France, e cila vdiq më 1997 në moshën 122 vjeçare e 164 ditësh.