KURIOZITETE

KURIOZITETE

Fali grabitësin dhe i gjeti punë, historia e pabesueshme e Mohamed Salah

Publikuar më 12 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Egjiptiani Mohamed Salah është kthyer padiskutim në liderin e Liverpulit, jo vetëm për atë çfarë bën në fushë, por edhe për faktin që është një njeri i madh edhe jashtë futbollit.

Dje Liverpuli i Salahut kaloi për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke mposhtur Cityn, çka bëri që të shpërthente festa në fshatin e tij Nagrig, një vend i vogël mes Aleksandrisë dhe Kajros.

Kur ai ishte djalosh luante për Aleksandrinë dhe u bë protagonist i një ngjarjeje të jashtëzakonshme.

Familja e tij u grabit dhe autori u vu përpara drejtësisë pak ditë më vonë, pas denoncimit të babait të Mohamedit. Por i biri bëri një gjest të pabesueshëm: ai i kërkoi të atit që ta tërhiqte denoncimin. Dhe nuk u mjaftua me kaq. Salahu i dha të holla grabitësit dhe më vonë i gjeti edhe një punë.

Historia, siç transmeton Shekulli, është publikuar nga tabloidi britanik "Daily Mail" dhe tregon shumë për karakterin e 25-vjeçarit që po i prin Liverpulit drejt sukseseve të mëdha.