KURIOZITETE

KURIOZITETE

Alarm nga algat toksike në Adriatik dhe në Jon

Publikuar më 04 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Alarm për algat toksike në Mesdhe. Shkak është klima gjithnjë e më tepër e ngjashme me atë tropikale. Sipas Institutit të Toksikologjisë në Itali, alga Ostreopsis Ovata po përhapet së fundmi në Detin Adriatik dhe Jon pranë brigjeve, vecanërisht ato shkëmbore, dhe është e rrezikshme pasi lëshon toksina të dëmshme për njeriun.

Sipas ekspertëve, ekspozimi ndaj tyre mund të shkaktojë temperaturë deri në 38 gradë, kollë, problem me frymëmarrjen të rënda, dermatit dhe të përziera. Në pritje të sezonit turistik, mjekët bëjnë apel që nëse dallojmë në det masa me ngjyrë të errët në të kuqe, te qëndrojmë larg tyre të paktën 100 m.

Përveç baktereve rezistente ndaj antibiotikëve, zbulohen edhe ato baktere që ushqehen me këto medikamente. Kështu janë evidentuar 4 lloje bakteresh që ushqehen kryesisht me penicilinë. Universiteti i St Louis ka bërë zbulimin, që është publikuar në revistën shkencore Nature Chemical Biology. Sipas studiuesve, këto baktere punojnë në mnëyrë të ngadaltë, por mjaft efikase, dhe kjo mund të përdoret si armë për të pastruar ujërat dhe terrenet e ndotura nga antibiotikët në mënyrë natyrale.