KURIOZITETE

KURIOZITETE

Mjeku që koleksionon orët

Publikuar më 07 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ora e dorës nuk është thjesht një shënjues kohe. Të paktën jo për ata persona që janë të apasionuar pas zhurmës karakteristike që ajo shkakton.

Është Nordian Xhindi, anestezist pranë maternitetit "Koço Gliozheni", i cili prej 11 vitesh koleksionin ora.

"Qysh i vogël kam pas një dashuri dhe një pasion shumë të madh për mjetet mekanike që kishin të bënin me vektorialitetin mekanik", thotë Nordian Xhindi.

Kush ka qenë ora e parë që blerë për koleksion?

"Një Swatch Ajreni me emblemën e madhe të filmit të James Bond, "Agjenti 007?", tregon ai.

Koleksioni i Xhindit ka mbledhur bashkë më shumë se 40 marka orësh, por ajo që duhet theksuar është se pasuria e këtij koleksion qëndron te vjetërsia e orëve të xhepit, raporton TCH.

"Këto orët e xhepit lë të themi i përkasin një periudhe përpara viteve 1920 dhe tre prej tyre po themi janë përpara vitit 1900", tregon ai.

Çfarë të pëlqen te një orë?

"Mendoj se pjesa me eksitante me emocionante e orëve është tik-taku i saj. Mjafton të dëgjoni në vesh tik-takun e një mekanizmi dhe vërtetë do ta kuptoni se çfarë jam duke thënë", shprehet ai.

Sipas tij ekziston një lidhje ndërmjet pasionit dhe profesionit të tij, dhe kjo nuk është rastësore.

"Lidhja tipike më kryesore me profesionin tim si narkozist, anestezist reanimator ka të bëjë direkt me pulsin. Jo më kot them që zoti, fuqitë e kanë vënë në një mënyrë të tillë pulsin e njeriut me tik-takun e orës. Pothuajse në balancë rreth 60 për minutë", shprehet Nordian Xhindi koleksionist.