KURIOZITETE

KURIOZITETE

Zgjidhet misteri 500-vjeçar: Si u mbijeton tërmeteve Kulla e Pizës

Publikuar më 11 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Prej kohësh inxhinierët nuk kanë ditur t'i japin përgjigje pyetjes që lidhet me Kullën e Pizës në Itali.

Si ka mundësi që kulla e anuar u ka mbijetuar tërmeteve të forta?

Profesor George Mylonakis iu bashkua ekipit të inxhinierëve italianë në Roma, Tre University.

Pasi studiuan aktivitetin sizmik të rajonit ekipi i studiuesve doli në përfundimin se Kulla e Pizës ka qëndruar në këmbë falë një fenomeni që njihet si ndërveprimi dinamik truall-strukturë (DSSI).

Lartësia e konsiderueshme dhe ngurtësia e kullës, të kombinuara me butësinë e tokës në themele, bëjnë që dridhjet karakteristike që shkakton tërmeti të modifikohen dhe kulla të mos rezonojë me lëkundjet e tokës ku është ngritur.