KURIOZITETE

KURIOZITETE

Trump, pas ndërhyrjes së Kim Kardashian, fal të dënuarën me burgim të përjetshëm

Publikuar më 07 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Alice Marie Jonhson, ish e dënuara me burgim të përjetshëm, pas faljes së dhënë nga presidenti amerikan Donald Trump është shprehur shumë e emocionuar dhe ka thënë që nuk do t'i zhgënjejë të gjithë ato që patën besim tek ajo.

Jeta e Alice Marie Johnson ka ndryshuar rrënjësisht. Për ato që nuk e njohin ,Alice është 63 vjeçarja e dënuar me burgim të përjetshëm për trafik droge në SHBA, por pas ndërhyrjes së një nga femrave me më influencë të showbizit, Kim Kardashian, presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka vendosur t'i japë faljen.

Në vitin 1996, Johnson u dënua për 8 akuza, që kishin të bënin me një operacion të trafikimit të kokainës me bazë në Memfis. Sipas njoftimeve, kontaktet e saj me trafikantët e drogës ndodhën pasi Alice kishte humbur vendin e punës, i ishte vrarë djali, ishte divorcuar nga i shoqi dhe ia kishte marrë shtëpinë banka, ngaqë nuk ishte në gjendje të paguante kredinë.

Do t'ju bëj krenar që më keni dhënë këtë shans të dytë në jetë dhe nuk do ta zhgënjej publikun amerikan apo botën që ka aq shumë besim tek unë.

Do të thotë se dikush më në fund më pa, dikush më dëgjon më në fund, dikush mka mëshirë për mua - dhe ky ishte Presidenti Trump, dhe kështu që unë jam aq mirënjohës për të dhe për atë që ai ka bërë.