KURIOZITETE

KURIOZITETE

Personat e vetmuar janë dyfish më të prirë të vdesin nga sëmundjet e zemrës

Publikuar më 11 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Hulumtimet e reja kanë zbuluar se vetmia mund t'ua dyfishojë njerëzve rrezikun për të vdekur nga sëmundjet e zemrës.

Sipas një studimi të prezantuar në Dublin, ndjenjat e vetmisë janë parashikues të fortë të vdekjes së parakohshme, transmeton Telegrafi.

Ekipi i hulumtuesve danezë ka zbuluar se vetmia është e ndërlidhur me një rrezik të dyfishuar të vdekjes te gratë, dhe një rrezik pothuajse të dyfishuar te meshkujt.

Autorët e studimit kanë thënë se ditëve të sotme vetmia është më e zakonshme se asnjëherë më parë, ku vazhdimisht është në rritje numri i njerëzve që jetojnë vetëm.

Studimi gjithashtu ka zbuluar se personat që ndihen të vetmuar janë deri në trefish më të prirë të raportojnë për simptoma të ankthit dhe depresionit.

 

Lajmet e fundit