KURIOZITETE

KURIOZITETE

Një proverb "kineze" e Ivankas lë pa fjalë Pekinin

Publikuar më 12 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kinezët u përpoqën sot të gjenin origjinën e një proverbi atribuar Perandorisë kineze të Mesjetës nga Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, në një kohë që ky i fundit ndodhet në samit me drejtuesin koreano-verior, Kim Jong Un.

"Skeptiku nuk duhet ta ndërpresë atë që vepron - proverb kinez", shkroi dje në mbrëmje Ivanka Trump në një postim në Twitter, disa orë para takimit historik në Singapor mes drejtuesve të dy vendeve, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

"Asnjë dyshim të shohësh presidentin amerikan të ndërmarrë një denuklearizim të plotë të Koresë së Veriut".

Referenca habiti përdoruesit kinezë të internetit, të cilët po lodheshin të gjenin gjurmën më të vogël të proverbit në fjalë.

"Kryeredaktori ynë nuk gjeti se për çfarë proverbi bëhej fjalë. Ndihmë!", theksoi faqja e informacionit të Sina-s, shoqëria që menaxhon rrjetin social Weibo.

Në mijëra mesazhe, përdoruesit e faqeve të mikroblogjeve nuk arrinin të binin dakord për origjinën e largët të proverbit. Dhe disa nuk hezituan të tallnin vajzën e presidentit amerikan, gjithashtu këshilltare në Shtëpinë e Bardhë.

"Ajo e ka gjetur këtë te biskotat surprizë tek Panda Express", shkruante një përdorues i Weibo duke iu referuar këtyre ëmbëlsirave të vogla me mesazhe të ofruara në fund të vaktit, në një restorant të njohur kinez në SHBA.