KURIOZITETE

KURIOZITETE

Përleshjen prej gjysmë ore, arinjtë e përfunduan me një përqafim (Foto)

Publikuar më 05 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Patrick Martin ka arritur ta fotografojë momentin mbresëlënës, kur dy arinj që u përleshen për gjysmë orë, gjithçka e përfunduan me një përqafim mes vete.

Fotografi 50-vjeçar ishte duke shëtitur në një pjesë malore të British Columbia të Kanadasë, kur pa këto krijesa të rritura që po rriheshin, transmeton Telegrafi.

"Gjithçka përfundoi papritmas dhe si dy boksierë profesionistë, u ndanë pa i mbajtur mëri tjetrit për goditjet e fuqishme", ka shkruar Martin.

Ndryshe prej kafshëve tjera, që përleshen për territor apo për partnere, arinjtë tregojnë forcën ndaj njëri-tjetrit edhe si pjesë e lojës.