KURIOZITETE

KURIOZITETE

Lemurët në rrezik të zhdukjes

Publikuar më 03 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Gati të gjitha speciet e lemurëve që jetojnë në Ishullin e Madagaskarit në lindje të Afrikës përballen me rrezikun e zhdukjes, ka njoftuar një rrjet ndërkombëtar shkencëtarësh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi në BBC, Russ Mittermeier, kreu i Grupit të Specialistëve të Primatëve nga Asociacioni Global për Ruajtjen e Jetës Shtazore, ka thënë se pas një studimi të kryer kanë ardhur në përfundimin se lemurët në Madagaskar përballen me rrezikun e zhdukjes.

Nga 111 specie të lemurit, që janë unikë për Madagaskarin, 105 janë në rrezik të zhduken, thuhet në studim.

Ndërkohë, zëvendëskryetari i Grupit të Specialistëve të Primatëve, Christoph Schwitzer, tha se gjuetia ilegale ka pasur ndikim të madh në zvogëlimin e popullatës së lemurëve.

Schwitzer ka theksuar se "plani aksional për lemurët" i përgatitur nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës ka rëndësi të madhe për mbrojtjen e këtyre gjitarëve, duke shtuar se ky plan aksional do të ndihmojë në mbledhjen e më shumë ndihmave, burimeve dhe donacioneve.