KURIOZITETE

KURIOZITETE

Fshati me 12 banorë që synon të shndërrohet në hotel

Publikuar më 07 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Vetëm 12 banorë kanë mbetur në një fshat në Zvicrën jugore, që po braktiset me të madhe.

Në mënyrë që kjo gjendje të ndryshojë, ata kanë një plan mjaft interesant, shkruan "Swissinfo.ch".

Fshati që dikur kishte më shumë se 300 banorë, sot aty jetojnë vetëm 12 banorë, ku pothuajse të gjithë janë në pension, përcjell albinfo.ch.

Banorët duan që të sjellin fshatin përsëri në jetë, të paktën në verë. Një fondacion privat, i cili mban emrin e fshatit Corippo, ka vendosur që nëpërmjet një projekti turistik të kryejë rilindjen e fshatit.

Fabio Giacomazzi, arkitekti i fondacionit, kohët e fundit ka paraqitur konceptin: restoranti i fshatit do të shndërrohet në pritjen e turistëve, sheshi i fshatit në holl të hotelit, rrugët do të jenë korridoret dhe disa nga shtëpitë do të jenë dhomat e hotelit, të cilat mund të rezervohen nga vera e vitit 2019.

Rreth 3.25 milionë franga (3.27 milionë dollarë) janë parashikuar për fazën e parë të ndërtimit.

Deri në vitin 2020, Corippo do të bëhet pjesë e komunës së re të Verzasca, e cila do të bashkojë shtatë fshatra dhe do të ketë një popullsi të kombinuar prej rreth 900 banorësh.