KURIOZITETE

KURIOZITETE

Turqit "pjekin" qilimat në diell për t'ua rritur vlerën

Publikuar më 05 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Afër 25 mijë qilima janë vendosur në pikë të diellit në një fushë në Dosemealti të Antalyas për t'ua zbutur ngjyrën dhe për t'ua rritur vlerën në treg.

Një dron ka kapur këto fotografi në të cilat shihen qilimat e bëra me dorë dhe janë vendosur në temperaturat e larta për t'i bërë me stil më antik që pëlqehet fort nga turistët perëndimorë.

Prodhuesit kanë thënë se kjo metodë klasike bën që qilimat të marrin ngjyrën që ata kërkojnë.

Fillimisht pastrohen, thahen dhe më vonë i pluhurosin. Kjo procedurë bëhet para se punëtorët t'i vendosin në diell përreth një muaj, pastaj i pluhurosin përsëri.

"Ngjyra kimike në fillim është shumë e shndritshme dhe të merr sytë", ka thënë Ibrahim Geyikoglu, shef i Unionit të eksportuesve të qilimave.

"Kjo shkëndijë hiqet nga qilimat. Ngjyrat janë më në harmoni me njëra-tjetrën", ka thënë ai pas përfundimit të procesit të tharjes së qilimave.