KURIOZITETE

KURIOZITETE

Bekim Jashari del në protestë, tenton ta ndalojë Vuçiqin të futet në Drenicë

Publikuar më 09 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Protestës kundër vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Banjë të Skenderajt, iu është bashkuar edhe Krytari i kësaj komune, Bekim Jashari.

Jashari ka thënë për klankosova.tv, se është solidarizuar me qytetarët sepse Vuçiq po tenton të hyjë në zonën më të prekur të luftës në Kosovë.

Ai ka thënë po ashtu se president serb Aleksandar Vuçiq do të kthehet nga ka ardhur ngase drenicasit janë mobilizuar nga të gjitha anët ndërsa ka theksuar se ai mund të kaloj? n? këtë pjesë vetëm kur të kërkojë falje për krimet e kryera.

Protestuesit aktualisht kanë djegur goma të veturave dhe dru, të cilat i kishin vendosur në rrugë.

Aty ka dal edhe deputeti Bekim Haxhiu dhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta në Skenderaj, si dhe qytetarë