KURIOZITETE

KURIOZITETE

Lladrovci falënderon kosovarët që u solidarizuan sot me Drenicën

Publikuar më 09 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se sot në barrikadën e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, nuk ishin vetëm ata.

"Me ta ishin familjet e familjarët e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë...Prekazi, Rezalla, Izbica, Likoshani, Qirezi, Abria, Reçaku, Meja, Qyshku, Lybeniqi, ... e krejt Kosova, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje ai ka thënë se "Plagët tona ende nuk janë shëruar, kemi 1648 ende të pagjetur ende 20 vjet pas lufte nuk ka kërkim falje nga regjimi serb".

"Falënderim për institucionet vendore e ndërkombëtare për ndjenjën e solidaritetit me Drenicën por edhe krejt Kosovës, këtë ndjenjë të dhimbjes që i shërbeu çlirimit dhe ardhjes së lirisë në Kosovë", ka përfunduar ai.