KURIOZITETE

KURIOZITETE

Thaçi tregon arsyen pse nuk mund ta vizitojë Luginën e Preshevës

Publikuar më 10 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se e njeh shumë mirë Luginën e Preshevës, si dhe preokupimet e tyre, megjithatë nuk mund të bëjë vizitë atje, për shkak të rrethanave.

"Në jetën time të angazhimit e kam vizituar dhe kam qëndruar atje. Kam pasur bashkëluftëtarë nga Lugina. E njoh shumë mirë këtë pjesë, edhe preokupimet e tyre. Për këtë jam i vendosur që vullnetin e tyre ta shtyjë përpara. Kur e kam vizituar Luginën e Preshevës, nuk kam pasur leje të Serbisë. Kam qenë aty në përpjekjet për kauzën tonë", ka thënë Thaçi, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, siç ka shtuar ai, tash jemi në rrethana tjera.

"Ju të gjithë e dini që jam i dënuar në mungesë nga Serbia, atë dënim Serbia nuk ma ka falur kurrë dhe as se kam kërkuar. Unë sillem si president dhe nuk dua të ballafaqohem fizikisht. Edhe sot përfaqësuesit e Luginës më ftuan ta vizitojë atë pjesë, por rrethanat janë të tilla që Beogradi nuk e sheh të arsyeshme prezencën time atje. Unë nuk kam bërë një kërkesë të tillë, sepse e paramendoj përgjigjen e tyre. Po pavarësisht e vizitoj apo jo, do të bashkëpunojmë ngushtë", ka thënë ndër tjerash presidenti Thaçi.