KURIOZITETE

KURIOZITETE

Ky është orari i gjumit për fëmijë

Publikuar më 02 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Thuajse të gjithë e kemi provuar këtë - kemi shkuar në dhomë në kohën e zakonshme, vetëm për të qëndruar edhe disa orë zgjuar duke shkëmbyer mesazhe me miqtë. Dhe, normalisht, të nesërmen nuk kemi mundur t'i mbajmë sytë hapur në shkollë.

Por në kohën kur fëmijët vazhdimisht po përpiqen ta zgjasin kohën kur shkojnë të flenë, si e dimë kur është koha e duhur për t'i vënë në gjumë.

Fillimisht, përse fëmijët kanë nevojë për më shumë gjumë se të rriturit?

Bebet, fëmijët dhe tinejxherët kanë nevojë për më shumë gjumë sesa të rriturit.

Ndonëse koha momentale që iu rekomandohet të rriturve për të fjetur është mes shtatë dhe nëntë orëve brenda nate, fëmijët që janë duke u rritur duhet të flenë më shumë në mënyrë që ta ndihmojnë zhvillimin e tyre mendor dhe fizik.

Më poshtë e keni listën se sa orë gjumë duhet t'i bëjnë fëmijët varësisht nga mosha që kanë, dhe kështu do ta dini përafërsisht kur t'i vini në gjumë ata.

Fëmijët 2 vjeç

Duhet të flenë 1 orë e 30 minuta gjatë ditës dhe 11 orë e 30 minuta gjatë natës.

Fëmijët 3 vjeç

duhet të flenë deri në 45 minuta gjatë ditës, dhe 11 orë e 30 minuta deri në 12 orë brenda nate.

Fëmijët 4 vjeç

Këta nuk kanë nevojë për të fjetur gjatë ditës, por gjatë natës duhet të flenë 11 orë e 30 minuta.

Fëmijët 5 vjeç

Rekomandohet të flenë 11 orë çdo natë.

Fëmijët 6 vjeç

Në moshën 6-vjeçare, fëmijët duhet të flenë 10 orë e 45 minuta.

Fëmijët 7 vjeç

10 orë e 30 minuta është ideale për shtatëvjeçarët.

Fëmijët 8 vjeç

Siç sugjerojnë ekspertët, këta duhet të flenë 10 orë e 15 minuta.

Fëmijët 9 vjeç

Në moshën nëntë, fëmijët duhet të flenë 10 orë.

Fëmijët 10 vjeç

Posa fëmija të arrij numrin dyfishorë të moshës, kërkesa e tyre e gjumit është 9 orë e 45 minuta.

Fëmijët 11 vjeç

Këta duhet të flenë 9 orë e 30 minuta.

Fëmijët 12 vjeç

Në moshën 12, fëmijët duhet të flenë 9 orë e 15 minuta.

Fëmijët 13 vjeç

Në moshën e adoleshencës, fëmijët mjaftohen me 9 orë e 15 minuta.

Fëmijët 14, 15 dhe 16 vjeç

Këta duhet të flenë 9 orë brenda nate.

Fëmijët 17 vjeçar

Këtyre iu rekomandohet 8-10 orë gjumë brenda nate.