KURIOZITETE

KURIOZITETE

Vetëm rreth 40 për qind e zviceranëve kanë shtëpi të vetën

Publikuar më 04 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Shumica e qytetarëve në Zvicër banojnë me qira dhe vetëm 43.8 për qind janë pronarë të banesave apo shtëpive të tyre. Mirëpo, vitet e fundit situata po ndryshon në favor të atyre që bëhen pronarë.

Mesatarisht 70.9 për qind e qytetarëve të Bashkimit Evropian (BE) kanë pasuri të patundshme. Shumica e qytetarëve në Zvicër banojnë me qira dhe vetëm 43.8 për qind janë pronarë të banesave apo shtëpive të tyre. Mirëpo, vitet e fundit situata po ndryshon në favor të atyre që bëhen pronarë.

Nga ana tjetër, Zvicra është vendi ku më pak se 50 për qind e qytetarëve kanë shtëpitë e tyre, shkruan albinfo.ch.

Sipas të dhënave më të fundit nga "Eurostat", shumica e njerëzve në Zvicër jetojnë në një apartament me qira, dhe vetëm 43.8 për qind kanë pronën e tyre.

Në mënyrë të konsiderueshme nën mesataren evropiane janë Gjermania (53.4 për qind) dhe Austria (57.5 për qind), ndërsa Italia (72.9 për qind) dhe Spanja (82.7 për qind) janë në pozita më të larta.

Por, ekspertët thonë se në Zvicër kjo tendencë po ndryshon me shpejtësi. Sipas ekspertit shqiptaro-zviceran për patundshmëri, Mefail Fida, nga kompania e patundshmërive "Emperio" në Geroldswil të Cyrihut, janë disa faktorë që po ndryshojnë statistikat në favor të pronarëve në Zvicër. (albinfo.ch)