KURIOZITETE

KURIOZITETE

Nis fluturimi më i gjatë në botë, nga Singapori në New York për 19 orë

Publikuar më 10 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Duke nisur nga 11 tetori, Singapore Airlines do të bëjë një fluturim që do të jetë më i gjati në botë pa ndërprerje. Bëhet fjalë për Singapor-New York, që do të zgjasë 19 orë.

Udhëtimi 15.290 kilometra do të bëhet me një Airbus të ri A350-900, ku janë blerë 22 ekzemplarë dhe 45 të tjerë janë porositur.

Për të kompensuar peshën e 24 mijë litrave karburant, avioni do të mbajë më pak vende se një normal, 67 vende në "business class" dhe 94 në "premium economy".

Duke pasur parasysh gjatësinë e udhëtimit, kompania ka menduar për rehatinë e pasagjerëve, duke vënë në dispozicion materiale inovative dhe dritare më të mëdha, që japin mundësinë e një pamjeje më paronamike.

Pas 18 tetorit, fluturimet do të bëhen të përditshme.