KURIOZITETE

KURIOZITETE

Në Bolonjë të Italisë merr birra dhe akullore falas nëse përdor biçikletën

Publikuar më 25 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Arkitekti urban Marco Amadori mendoi një mënyrë të zgjuar për të nxitur sa më shumë njerëz që të udhëtojnë me biçikletë ose të përdorin transportin publik.

Në vitin 2017 ai nisi zbatimin e një skemë kundër ndotjes, shpërblim për këdo që përdor biçikletën.

Njerëzit në Bolonja dhe turistët e saj janë shpërblyer për drejtim të biçikletës, përdorimin e transportit publik apo edhe për ecjet në këmbë.

Ajo që duhet të bëni nëse vizitoni Bolonjën është të shkarkoni aplikacionin dhe të regjistroni udhëtimin tuaj. Në fund do shpërbleheni me birra, akullore ose bileta kinemaje falas.