KURIOZITETE

KURIOZITETE

6-vjeçarja nga Prishtina mahnitë publikun me zërin e saj (video)

Publikuar më 03 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Dea Hoxha 6 vjeçarja nga Prishtina ka realizuar pak ditë më parë këngën dhe video-klipin e saj të pestë me radhë 'gjithmonë e para'.

Dea që nga mosha 5 vjeçare ka filluar të merret me muzikë ku brenda një viti arriti të fitojë tri vende te para . U shpall fituese në Diamond Fest - me këngën Binjakët , Vendi i Parë në Sidorela me këngën Dy gjyshet e mia si dhe Fito Vendin e parë ë RTV21 me këngën Forzen dhe u shpall Hiti i Vitit në RTV21.

Gjithashtu vogëlushja nga kryeqytetit këtë vit është shpallur 'Artistja e Vitit' për fëmijë. Dea ka realizua hitin e njohur të fëmijëve "qengji i vogël dhe ka të realizuara 5 këngë me Videoklipe.

Pos këtyre sukseseve, Hoxha para pak ditësh është bërë pjesë e serialit "Çka ka shpija" si dhe ka qenë e ftuar ne shumë koncerte , festivale , programe të ndryshme për fëmijë. Ajo aktualisht po përgatitet për garë ndërkombëtare.

Dea është nxënëse e klasës se parë ne shkollën "Ismail Qemajli" në Prishtinë. Dhe tani ajo po realizon këngën e saj te gjashtë me radhë ne studion "Arti Rec" në Prishtinë dhe me tekst nga Njomza Mezini . Dea po vazhdon rrugën e saj drejt suksesit në bashkëpunim me mësuesen e saj te muzikës Njomzën.