KURIOZITETE

KURIOZITETE

Njerëzit e gjatë rrezikohen më shumë nga kanceri

Publikuar më 04 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ka shumë përfitime nga të qenit i gjatë përtej mundësisë për të arritur në dollapin e veshjeve pa përdorur karrigen apo shkallët. Nga ana tjetër, ka edhe një pengesë të madhe, sipas një studimi të ri nga Universiteti i Kalifornisë në Riverside, njerëzit e gjatë mund të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë kancerin.

Leonard Nunney, një studiues në UC Riverside, shqyrtoi katër studime të mëdha të popullsisë që matën lartësinë dhe mundësitë për zhvillimin e kancerit. Nunney identifikoi më shumë se 10,000 raste gjithsej të kancerit dhe kur pa gjatësinë e personave, ai zbuloi se rreziku i kancerit u rrit me 10 për qind për 10cm mbi lartësinë mesatare që mund të jetë një person, e cila është 1.50 metra për femrat dhe 1.65 m për meshkujt.

"Po të krahasonit një djalosh me gjatësi mesatare me një lojtar basketbolli i cili ishte mbi 1.70 metra i gjatë, atëherë ai lojtar i basketbollit kishte rreth dy herë më shumë rrezik për zhvillimin e kancerit", tha Nunney.

Në studimin, i cili u botua në Proceedings of the Royal Society B, Nunney shpjegoi se një arsye e mundshme që njerëzit e gjatë kanë një rrezik në rritje të kancerit mund të jenë për shkak të faktit të thjeshtë se ata kanë më shumë qeliza në trupin e tyre; sa më shumë ndarje qelizore, aq më të madha shanset që qelizat të ndryshojnë dhe të çojnë në rritjen e tumorit.