KURIOZITETE

KURIOZITETE

Puna jashtë orarit ndikon seriozisht në trupin dhe mendjen tuaj

Publikuar më 05 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Arsyeja përse jeni të lodhur e të stresuar mund të lidhet me faktin se punoni jashtë orarit. Një studim i ri nga Universiteti i Australisë Jugore ka zbuluar diçka mbase jo shumë surprizuese për një pjesë të madhe të njerëzve.

Të punoni jashtë orarit, t'i përgjigjeni postës elektronike apo mesazheve nga kolegët mund të ndikojë në gjumin gjatë natës, mundësinë për tu relaksuar dhe nivelin e energjisë për ditën tjetër.

Studimi vjen pas anketimit të 230 punonjësve gjatë dy viteve. Përgjigjet e tyre treguan se kryerja e aktiviteteve të lidhura me punën jashtë orarit sjell stres, gjumë të keq dhe probleme emocionale.

Ndërkohë, zgjidhja më e mirë për një gjumë të rehatshëm është gatimi, kalimi i kohës me familjen dhe kryerja e disa punëve shtëpiake.