KURIOZITETE

KURIOZITETE

Franca ia kthen Nigerisë 26 veprat e konfiskuara të artit

Publikuar më 27 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Franca do t'i rikthejë 26 vepra arti në Benin të Nigerisë, më shumë se një shekull pasi i mori ato nga kombi afrikan. Presidenti francez Emmanuel Macron ra dakord të premten (25 nëntor) për të kthyer vepra arti sa më shpejt në Benin.

Ai propozoi një takim me partnerët afrikanë dhe evropianë në Paris vitin e ardhshëm për të përcaktuar një kornizë për një "politikë shkëmbimi" për veprat e artit afrikan.

Macron pranoi të kthente 26 statuja mbretërore nga pallatet e Abomey, dikur kryeqyteti i mbretërisë së Dahomey, që u morën nga ushtria franceze më 1892 dhe tani janë vendosur në muzeun e Quai Branly të Parisit.

Këtë javë do të publikohet një raport që përshkruan saktësisht se pse dhe si duhet të kthehen mijëra objekte të tepër të çmuara në Afrikë.

Në raportin që Macron mori të premten propozohej që të bëheshin ndryshime në ligjin francez për të kthyer mijëra vepra arti afrikane të marra gjatë periudhës koloniale, që ndodhen tani në muzeumet franceze, në kombet përkatëse.

Sipas raportit rikthimi i tyre duhet të bëhet nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe midis Francës dhe shteteve afrikane të prekura.

Deri tani, ligji francez refuzon të heqë dorë nga objektet në pronësi të qeverisë, edhe nëse kjo pasuri është fituar nëpërmjet plaçkitjes.

Ka rreth 90,000 vepra arti afrikane në muzetë franceze, shumica e të cilëve janë vendosur në Quai Branly, një muze etnografik që mburret me një koleksion të madh të artit aziatik.

Ai u krijua nga ish-presidenti Jacques Chirac, një koleksionist i pasur i artit afrikan dhe aziatik.

Ka pasur një thirrje në rritje nga udhëheqësit afrikanë, historianët dhe koleksionistët e artit për riatdhesimin e trashëgimisë artistike e kulturore të Afrikës.

Thirrja më e rëndësishme ishte ajo e presidentit të Benin, Patrice Talon, i cili i kërkoi drejtpërdrejt Macronit të kthente thesaret e Mbretërisë së Dahomej, që u pushtua nga trupat franceze në fund të shekullit të 19-të.