KURIOZITETE

KURIOZITETE

Ndieni zemërim dhe hidhërim gjatë gjithë kohës? Mbase vetë jeni fajtori për këtë, sepse keni shprehi të keqe

Publikuar më 04 Dhjetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë, mirëpo edhe për gjendjen e përgjithshme të organizmit.

Vetëm dy orë më pak gjumë çdo natë mund të na çojë deri aty që të jemi të acaruar dhe të zemëruar. Hulumtimi i ri ka treguar që ekziston lidhja midis acarimit dhe mungesës së gjumit, transmeton Telegrafi.

Ekzistojnë të dhëna që gjumi i pamjaftueshëm ndikon në rritjen dhe përkeqësimin e gjendjes së anksiozitetit dhe pikëllimit, si edhe zvogëlim të lumturisë dhe entuziazmit.

Shkencëtarët e Universiteti Ayova, kanë dëshiruar që të përcaktojnë lidhjen midis mungesës së gjumit dhe acarimit. Ata kanë dëshiruar të zbulojnë a ka mungesa e gjumit çfarëdo lidhjeje me të ndierit i acaruar dhe a është acarimi fajtor për mungesë gjumi.

Vullnetarët janë ndarë në dy grupe nga të cilët njëri grup ka vazhduar me rutinën e zakonshme kur është fjala për gjumin, ndërkaq grupi tjetër ka fjetur gjumë më pak 2 deri në 4 orë.

Pjesëmarrësve u është emetuar përmbajtje me zhurmë acaruese të cilën ata janë detyruare ta vlerësojnë. Kur gjumi ishte i rrezikuar dhe i penguar, njerëzit më shumë ishin të acaruar për shkak që zhurma ishte e pakëndshme, ndërkaq gjithsesi ishin më të acaruar pa marrë parasysh zhurmën.

Mesatarisht, secili person fle rreth 6,8 orë gjatë natës. Më pak se 6 orë gjumë ndikon në imunitet të keq dhe rrit rrezikun nga kanceri.

Më shumë se 40 milionë njerëz vuajnë nga çrregullimi i gjumit vetëm në SHBA.