KURIOZITETE

KURIOZITETE

Femrat e bukura kanë shumë probleme në jetën romantike

Publikuar më 08 Janar 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Jo çdo gjë është e mahnitshme kur jeni e bukur. Femrat e bukura i kanë problemet e tyre të cilat nuk janë aq komode.

Shumicën e rasteve, ato probleme ndikojnë që ato të futen në lidhje të tmerrshme. Askush nuk e dëshiron këtë, por ku gabojnë femrat e gabuara?

Sipas ekspertëve, këto janë gjërat që shkojnë gabim kur është fjala për lidhjet romantike dhe femrat e bukura.

Pritshmëritë e larta

Femrat e bukura presin shumë nga partneri i tyre. Kjo është logjike. Ato shpenzojnë shumë kohë duke u kujdesur për veten dhe për t'u dukur të bukura, është normale të kërkojnë të njëjtën gjë nga partneri.

Nuk janë paratë dhe pushimet ato që i nxisin ato - por ato kanë nevojë për kohë dhe vëmendje nga partneri.

Megjithatë, koha dhe vëmendja janë diçka që partneri nuk mund t'ia dhurojë tërë kohën, pavarësisht sa shumë e dashuron. Dhe, në momentin që një femër e bukur pret shumë, gjërat bëhen problematike.

Por, këtu çelësi është komunikimi. Flisni me partnerin për gjërat që ju pengojnë dhe punoni drejt zgjidhjes së problemeve.

Bukuria që shuhet...

Të gjithë e dimë se pamja fizike nuk qëndron gjithmonë. Për femrat e bukura, ky mendim është i tmerrshëm.

Ato e dinë se bukuria e tyre do të tretet. Dhe, çfarë do ju ndodh atyre pastaj? Është e vështirë ta dinë cilit partner t'i besojnë. Nëse partneri është pranë jush vetëm për shkak të pamjes fizike dhe ndahet kur filloni të plakeni, atëherë padyshim se do ju thyhet zemra në copa të vogla.

Si femër e bukur, me siguri se një numër i madh i meshkujve iu janë ofruar. Ndoshta edhe jeni futur në lidhje ku nuk e keni ditur se çfarë një mashkull vërtet dëshiron. Dhe, secilën herë që e keni bërë këtë, ai është larguar duke ju lënë juve duke vuajtur. Prandaj, është e kuptueshme nëse keni vendosur të tërhiqeni nga emocionet. Edhe nëse keni partner, ju ndoshta mundoheni të mos lidheni shumë emocionalisht. Por ju e dini se kjo gjë është gabim. Nëse të dy nuk jeni të përkushtuar në lidhje, kjo është e dëmshme. Andaj, lërini emocionet dhe komunikoni. Gjithmonë jepjani një shans dashurisë.

Asnjëherë mos u jepni pas pamjes së mirë të një djali - por pas zemrës së mirë dhe ndjenjës që jua jep kur jeni me të. Zgjidheni dikë me të cilin kënaqeni dhe e shijoni çdo moment.