KURIOZITETE

KURIOZITETE

Zbulohen gjurmë jete nën shtresat e akullit në Antarktidë

Publikuar më 23 Janar 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Disa biologë amerikan kanë zbuluar së fundmi gjurmë jete nën një liqen të mbuluar nga shtresa akullnajore në Antarktidë, së paku prej disa qindra vitesh.

Liqeni "Mercer Subglacial" ose liqeni misterioz ku u gjetën mikrogjallesat, është një liqen me më shumë se 1000 metra thellësi. Ai ka qëndruar prej vitesh i bllokuar nga shtresat akullnajore.

Hulumtuesit arritën të shpojnë një shtresë akulli, për të zbuluar më shumë rreth liqenit por u habitën plotësisht kur aty zbuluan shenja të qarta jete. Ata gjetën disa lloje të gjallesave ujore, si krustace dhe tardigradë, një lloj karkaleci dhe guacka. Këto eshtra gjallesash e algash të ndryshme fotosintetike i përkasin milionave vite më parë.

Pasi thyen akullin hulumtuesit dërguan një instrument, në liqenin Mercer dhe filmuan pamjet e rralla të liqenit.

Martin Siegert, bashkë-drejtor i Institutit Grantham për Ndryshimet Klimatike në Kolegjin Imperial dhe kreu i projektit që bëri zbulimet tha se ishte "një gjetje unike".

Ai tha: "Zbulimi lë të kuptohet se jeta mund të ekzistojë edhe në format më komplekse".