KURIOZITETE

KURIOZITETE

6 Trajtimet që mund t’i bëni në shtëpi kur jeni me grip

Publikuar më 14 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Nëse jeni në shtëpi dhe keni filluar të përjetoni simptoma si ethe, dhimbje të trupit, sekrecione në hundë atëherë është koha të bëni një trajtim në shtëpi.

Disa nga këto 'ilaçe' të cilat mund t'i bëni në kushte shtëpie janë:

Supë pule - supa e pulës nuk do t'iu shërojë menjëherë, por patjetër që ka një efekt të mirë kur ju ndiheni të sëmurë. Hulumtimet kanë treguar që një supe pule me perime të freskëta do të ndihmojë që neutrofilët - qelizat e bardha të gjakut, në trupin tuaj të qarkullojnë më ngadalë. Ato janë pjesë e sistemit imun, dhe ndihmojnë organizmin të mbrohet nga infeksionet. Supa e pulës me perime zbutë simptomat e infeksioneve të rrugëve të epërme të frymëmarrjes.

Xhenxhefili - efektet pozitive të xhenxhefilit për shëndetin e njeriut janë bërë të ditura shumë kohë më parë. Mirëpo tani ekzistojnë edhe evidenca shkencore të cilat tregojnë për ndikimin e tij në organizmin e njeriut. Duhen vetëm disa copë të xhenxhefilit të përziera me ujë të ngrohtë, që të zbusni kollën apo ënjtjen e fytit.

Mjalta - ka një sasi të lartë të përbërësve antibakterial. Konsumimi i një çaji me limon dhe mjaltë zbutë dhimbjet e fytit. Një studim tregon që dhënia e vetëm 30mg mjaltë fëmijës tuaj në kohën e gjumit zvogëlon kollën. Mirëpo nuk duhet kurrë t'i jepni mjaltë një fëmijë nën moshën 1 vjeçare për shkak të përmbajtjes të disa përbërësve të cilat sistemi imun i një fëmijë nuk mund t'i luftojë.

Hudhrat - përmbajnë agjentë të cilat parandalojnë gripin. Përdorimi i vetëm një hudhre gjatë ditës  ndihmon në parandalimin e gripit - shkruan FoodPrevent, transmeton Gazeta Express.

Vitamina C - është një nga përbërësit kryesorë e cila gjendet në perime, limon, portokoll dhe shumë fruta të tjerë. Konsumimi i produkteve të pasura me këtë vitaminë është shumë i rëndësishëm për të zbutur shumë simptoma të gripit.

Probiotikët -  janë bakterie 'të mira',  të cilat gjenden në trup, disa ushqime dhe në disa suplemente. Ato ndihmojnë në mbajtjen e pastër të zorrëve, dhe ndihmojnë në funksionimin e rregullt të sistemit imun.