KURIOZITETE

KURIOZITETE

80-vjeçarja që punon DJ thumbon moshatarët: Mos bëni si pleq

Publikuar më 31 Mars 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ka nga ata që duan të thurin me grep, ata që duan kopshtarinë, kush do të bëjë rolin e gjyshes apo gjyshit e kështu me radhë.

Por, ka edhe nga ata njerëz të moshës së tretë që "thyjenë skemat" dhe vendosin të hidhen në diçka më të zhurmshme dhe të pazakontë.

Kjo është rruga që ka zgjedhur Virginia Szmyt, 80 vjeçarja polake, e cila çdo të hënë mbrëma transformohet në "Dj Wika".

Ajo luan në 'Hula Kula', klub i Varshavës, një lokal që pret deri në 1000 vetë. Mes shumë fansave të saj, ka edhe shumë pensionistë që tërhiqen nga ritmi që luan gjyshja DJ, raporton Ora.

"Kur rrethohem nga muzika, truri im funksionon" rrëfen gruaja, "dhe vazhdoj gjithnjë të mësoj".

Ajo, e cila ka punuar si mësuese gjithë jetën, ka lënë katedrën për t'u bërë konsull dhe tani lufton me stereotipet, duke ftuar bashkëmoshatarët e saj të mos sillen si pleq.

Mesazi i saj është se jeta nuk mbaron kur shkon 70 vjeç, përkundrazi, ajo ndihet gjithnjë e re dhe nuk e tregon fare moshën që ka.

Mbase, është merita e rock-ut.