KURIOZITETE

KURIOZITETE

Holandezi përfundon udhëtimin më të gjatë në botë me veturë elektrike

Publikuar më 08 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Një holandez përmbylli sot në Sidnei të Australisë një udhëtim me veturën elektrike prej 95000 kilometrash në gjithë botën për të promovuar këtë model transporti përballë ndryshimeve klimatike.

Wiebe Wakker përdori veturën e tij "Blue Bandit", që ai e ka modifikuar në një automjet elektrik, duke kaluar në 33 shtete, që sipas atij është udhëtimi më i gjatë në botë me një veturë elektrike.

Iu deshën më shumë se tre vjet për të zhvilluar këtë udhëtim nga Holanda deri në Australi. Udhëtimi u financua nga dhurime, që kanë kontribuar në furnizimin me energji të "Blue Bandit" si dhe për sigurimin e ushqimit dhe strehimit të shoferit të saj.

Ai ka kaluar mes Turqisë, Iranit, Indisë, Birmanisë dhe Indonezisë, një rrugë që e kishte zgjedhur nëpërmjet propozimeve që kishte marrë në faqen e tij në internet, transmeton KP.

"Dua të ndryshoj opinionin e njerëzve, t'i frymëzoj që të përshtatin mjetet elektrike, duke treguar avantazhet e lëvizshmërisë së qëndrueshme", shpjegoi ai.