KURIOZITETE

KURIOZITETE

Mbretëresha Elizabeta, gruaja me e pasur në botë përveç parave ka edhe miliarda dollarë bizhuteri

Publikuar më 29 Prill 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Mbretëresha Elizabeta II e Anglisë, fundjavën e kaluar, mbushi plot 93 vjeç dhe me 67 vitet e saj në pushtet ka thyer çdo rekord.

Por, sa e pasur është mbretëresha? Shifrat zyrtare e nxjerrin atë si njeriun e 344-t më të pasur të anglezëve, me "vetëm" 520 milionë dollarë pasuri.

Por, kjo është vetëm pasuria e saj personale. Sado që mund të duket e çuditshme, pasuria personale e mbretëreshës vjen nga paga e saj. Mbretëresha paguhet nga Parlamenti britanik si një punonjëse çfarëdo. Paga e saj, prej 98 milionë dollarësh vitin kaluar, në fakt, nuk bën të duket që ajo të jetë si një nëpunëse çfarëdo.

Por, po të kemi parasysh pasurinë familjare, pa frikë mund të themi se Mbretëresha Elizabeta është gruaja më e pasur në botë. "CroWn Estate" është pasuria imobiliare e mbretërisë, që kap një vlerë prej 14 miliardë dollarësh. Këtu bëjnë pjesë qindra e mijëra prona si dhe toka bujqësore. Janë rreth 260 mijë hektarë në të gjithë Mbretërinë.

Të gjitha këto prona sjellin në arkat e mbretëreshës rreth 40 milionë dollarë fitime në formë qiraje. Si sovrane asaj i takojnë edhe bizhuteritë e kurorës, të cilat kapin një vlerë prej 4 miliardë dollarësh, raportojnë mediat e huaja.

E gjitha pasuria e Windsor vlerësohet në total në 8 miliardë dollarë. Ndërkohë, Mbretëresha di se si kursehen paratë, pasi prej 50 vitesh përdor një manikyr për thonjtë që e blen në supermarket për 7.99 sterlina si dhe e ngroh dhomën e saj me një ngrohëse portative që ka një vlerë prej 30 sterlinash.