KURIOZITETE

KURIOZITETE

Lumturia e adoleshentëve varet nga liria që ata kanë

Publikuar më 28 Maj 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Nëse doni që adoleshentët të kenë një shëndet mendor dhe emocional të qëndrueshëm, si fillim duhet të siguroheni që ata kanë kontroll mbi jetën e tyre.

Me mbi 24 vite eksperiencë si psikologe me adoleshentët, kam konstatuar se ata të cilët marrin vetë vendime se çfarë bëjnë, me kë e kalojnë kohën, ku shkojnë, dhe çfardo tjetër që është e rëndësishme për ta, kanë një shëndet shumë më të mirë mendor sesa ata që nuk kanë lirinë e zgjedhjes.

Për adoleshentët, më shumë liri = më shumë lumturi

Shumë studime tregojnë se njerëzit që kanë nën kontroll jetën e tyre, janë më të qëndrueshëm, kanë shëndet më të mirë, më të lumtur dhe janë më të prirur për të ndërtuar marrëdhënie sociale të qëndrueshme.

Unë flas shpesh me familjet rreth ndryshimeve që hasin në pubertet, që janë : perspektiva, miqësia dhe vendet.

E shprehur me fjalë të tjera adoleshentët duan perspektivën e tyre, qe do të thotë të kenë  një qëllim se çfarë duan të bëjnë, dhe çfarë ju intereson.

Ata duan miqtë e tyre, pra ata duan të vendosin vetë me kë do të shoqërohen dhe kur.  Ata gjithashtu duan vendin e tyre, larg të rriturve.

Këto dëshira të adoleshentëve janë tmerruese për prindërit. Adoleshentët nuk kanë të njëjtën aftësi më të rriturit për të marrë vendime, ata nuk llogarisin rrezikun.

Siç e përmenda , studiuesit tregojnë se adoleshentët të cilët kanë më pak kontroll mbi jetën e tyre janë të palumtur dhe kanë vetëvlerësim të ulët. Në shumicën e rasteve një adoleshent i inatosur do të thotë :Unë kam nevojë të dëshpëruar t'i bëj gjërat vetë dhe t'i marr vetë vendimet e mia".

Kam parë shumë adoleshentë të zemëruar, të irrituar dhe të palumtur, të cilët bëhen shumë të lumtur kur prindërit zgjedhin t'u besojnë zgjedhjeve të tyre dhe i lejojnë të kenë kontroll mbi jetën e tyre.

Do të vijë dita kur ne nuk do të jetojmë me fëmijët, ose nuk do të kemi shumë ndikim në jetët e tyre. Ata papritur do të kenë kontroll të plotë mbi ato që bëjnë, njerëzit që shoqërohen dhe si marrin vendime. Nëse ata nuk mësohen më liri gradualisht , atëherë gabimet e tyre do të kenë pasoja më të mëdha.

Ne si prindër kemi për detyrë që t'i mësojmë gradualisht fëmijët me lirinë. Prindi luan rolin e një trajneri. Si fillim, prindi trajner gjithmonë vëren se çfarë aftësish duhet të ndërtohen tek fëmija i tyre, ata bisedojnë më fëmijët rreth aftësive që kanë.

Prindërit duhet t'ju bëjnë fëmijëve pyetje të tilla si: "çfarë shkoi keq? Si mund të ishte ndryshe?  Çfarë do të beje sikur te ndodheshe në një situatë të rrezikshme kur del natën? Si i reziston tundimit për të qenë online kur duhet të mësosh? Do të pëlqente të të tregoja sesi unë do zgjidhja të njëjtën situatë?"

Së dyti këta prindër i lejojnë fëmijët të ndjejnë pasojat e vendimeve të gabuara të tyre. Së treti prindi duhet të shfrytëzojë çdo mundësi që ka në dorë për ta bërë fëmijën të lumtur.  Ata duhet të vlerësojnë veprimet e tyre: "Më pëlqen shumë mënyra sesi e bëre...Shumë faleminderit...E vlerësoj shumë kur ti...Mund të të ndihmoj?...Ka diçka që unë mund ta bëj?...Më pëlqen shumë të flas me ty rreth kësaj teme..."

Ky artikull është shkruar nga Kirrilie Smout, psikologe klinike e specializuar për fëmijët dhe adoleshentët. (Oranews)