KURIOZITETE

KURIOZITETE

Pensioniste, por vazhdon punën 48 vjet si infermiere (video)

Publikuar më 21 Korrik 2019

Artikuj të ngjashëm

Rrallë ka qytetarë të Elbasanit të cilët nuk njohin Arzie Sadikun. Prej 48 vitesh, që sa doli nga bankat e shkollës, ajo shërben si infermiere në kirurgjinë e Elbasanit. Sot, edhe pse pensioniste, Arzien e gjejmë në punë. Ajo nuk i është dorëzuar pensionit, ndërsa me përkushtim vijon t'i shërbejë pacientëve të saj.

48 vite janë një jetë e tërë, e kaluar brenda këtij spitali, duke u bashkuar me dhimbjen e çdo pacienti, por edhe duke marrë kënaqësi. Por cilat kanë qenë momentet më të vështira të Arzies në krye të detyrës?

Familja ka qenë mbështetja më e madhe për infermieren e nderuar, e cila njëkohësisht ishte zonjë shtëpie. Ndërsa së fundmi Arzia është nderuar edhe me titullin "Qytetare Nderi" e Elbasanit, një titull i merituar për një zonjë që gjithë jetën e saj u shërbeu njerëzve. (TCH)