KURIOZITETE

KURIOZITETE

Hani pemë me masë: Fruktoza e tepërt mund të dëmtojë organizmin

Publikuar më 13 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Pemët përmbajnë fruktozë, prandaj edhe janë aq të shijshme dhe të ëmbla, mirëpo fruktoza e tepërt mund të krijojë probleme në organizëm

Një mollë i ndihmon shëndetit, ndërsa tri mollë shpesh rezultojnë me mëlçi të yndyrshme, transmeton Telegrafi.

Kur të bëhet mëlçia e yndyrshme, shumica supozon që kjo ndodh për shkak të alkoolit. Mjekët thonë që në 20 deri në 30 për qind të rasteve kjo nuk ka lidhje me alkoolin, por është pasojë e fruktozës së tepërt.

A do të thotë kjo që do të duhej të hanim vetëm perime? Jo, thotë mjeku gjerman Carsten Lekutat.

"Do të isha i lumtur sikur pacientët e mi të hanin më shumë pemë", sepse njerëzit hanë shumë pak.

Mirëpo duhet menduar cilin lloj pemësh të hamë dhe në cilën sasi, sepse nuk përmbajnë të gjitha pemët të njëjtën sasi sheqeri.

Bananet, mollët, kumbullat kanë shumë më tepër sheqer në krahasim me portokajtë dhe pemët e malit.

Rekomandimi i nutricionistëve është pesë porcione pemësh dhe perimesh në ditë.

Perimet kanë prioritet. Për shembull, dy copë të ndonjë peme, dhe tri perime. Nuk është me rëndësi as se si i hani pemët.

"Pemët e freskëta janë më të mira se pemët e përpunuara fabrikisht", thotë mjeku Lekutat dhe shton që në lëngun e pemëve sheqeri është mjaft i pranishëm dhe shpejt arrin në qarkullimin e gjakut, prandaj nuk është mbështetës i lëngut nga portokalli në mëngjes.

Shumica e ekspertëve nuk janë të ngazëllyer as me smoothiet e popullarizuara - përzierjet nga lëngjet e freskëta të kulluara.

Kur të shikoni të gjithë përbërësit, me siguri nuk do të hani aq sasi pemësh në një racion. Mirëpo në formë lëngu kjo ndodh shumë shpejt.

A do të thotë kjo që duhet hequr dorë nga lëngu i portokallit apo smoothie për kafjall? Përgjigja sërish është - jo.

Me fjalë të tjera, duhet përshtatur stilit të jetës sasinë e pemëve të cilat i hani.

Kush dëshiron të fillojë ditën me lëng portokalli do të duhej edhe të ushtrojë në mënyrë që të shpenzojë sheqerin të cilin e ka futur në organizëm.