KURIOZITETE

KURIOZITETE

Pse nuk duhet t’i drejtohemi me emër? Nuset tregojnë emrat me të cilët thërrasin vjehrrat

Publikuar më 14 Gusht 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kur martohesh, sigurisht do të gjesh një vjehrrë - po a duhet t'i thërrasësh "mami"?

Mundesh? Duhet? Këtu janë pyetur disa nuse, të cilat rrëfejnë eksperiencat e tyre personale, me ç'emër e quajnë ato vjehrrën e tyre pas martesës dhe pse?

Nëse disa e quajnë "mami" (mama), të tjera thonë se e thërrasin në emër ose diçka tjetër. Disa tregojnë se varet nga rasti, disa të tjera kanë nisur ta thërrasin në emër natyrshëm, por disa nuk janë mësuar akoma me idenë e një "mami" të re në jetën e tyre - nuk ka përgjigje të prera. Shikoni cilat janë variantet e nuseve të reja, le t'i quajmë.

"Vjehrrën time të ardhshme e thërras në emër. Nuk ka pasur asnjëherë diskutim mes nesh për këtë, ndodhi natyrshëm. Ishte më shumë një marrëveshje e hapur mes të fejuarit tim dhe meje. Ne të dy i thërrasim prindërit tanë në emër. " - Nichole.

"Ajo këmbënguli që ta quaja "mami" që ditën që i dashuri im dhe unë u fejuam. Në fillim ishte pak e vështirë, po me kalimin e kohës po bëhet e natyrshme për mua." - Alexandra

"Vjehrra ime e ardhshme është daneze, dhe në gjuhën e tyre fjalë për nënë është 'mor,'kështu që kështu do t'i thërras pas një viti." - Stacey

"Do ta thërras gjithmonë në emër. Ndoshta asaj do t'i pëlqente ta thërrisja "mami", por askujt tjetër nuk i thërras kështu, vetëm mamit tim." -Marie

"Në më të shumtën e kohës, nuk i thërrisja me asnjë emër. Thjesht i thosha 'Hej, çfarë plani ke për sonte?' Por nëse jemi në shtëpi, e thërras "mami". E shoh që i pëlqen kjo gjë dhe nuk ndihet edhe aq mirë nëse e thërret në emër. Më ndodh natyrshëm, megjithëse është një nënë shumë e mirë dhe më bën të ndihem si vajza e saj." -Stephanie

"E kam thirrur gjithmonë në emër dhe nuk kam ndër mend ta ndryshoj. Marrëdhënia jonë është më shumë miqësore sesa nuse e vjehrrë, kështu që nuk më vjen ta quaj "mami." -Jessica

"Ajo më kërkoi ta quaja në emër që herën e parë që u takuam. Të njëjtën gjë bënë edhe prindërit e mi, por tani që jemi fejuar, më duket më normale ta quaj ende Sarah." -Michelle

"E thërras në emër vjehrrën time të ardhshme. Ndonjëherë i thërras mami, ndonjëherë gjyshe (siç është ajo për djalin tonë). Varet nga situata." -Jayme

"Ma. Unë jam nga Chicago, ai nga Michigan, por për më mirë, kemi Ma. Në të ardhmen, edhe në emër." Jessica

"E thërras edhe "shtrigë" (sapo largohem prej saj)... Në rastet më të shumta "hej, ti...", ose në një emër tjetër" -Anna