KURIOZITETE

KURIOZITETE

Prezantohet helikopteri ushtarak në formën e një "superpeshkaqeni" në Kinë

Publikuar më 15 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kina ka prezantuar helikopterin ushtarak në formën e një "superpeshkaqeni".

Helikopteri u bë publik në një ekspozitë të helikopterëve në qytetin kinez të Tianjin.

Ai pritet të bëjë fluturimin e parë në vitin 2020 në manifestimin "Airshow China 2020" në qytetin Juhaj, në provincën jugore të Guangdongut.

Ekspertët ushtarakë kinezë kanë thënë se bëhet fjalë për një fluturake të një karakteri eksperimental dhe se edhe nëse vendoset të aplikohet në praktikë, nuk pritet të bëhet së shpejti, transmeton Shekulli raportimin e RTS-së.

Fluturakja, e ngjashme me ato në filmat fantastikë shkencorë, është e gjatë 7.6 metra dhe e gjerë 2.85 metra. Kabina e pilotëve me dy ulëse është e vendosur në mes të strukturës unazore të fluturakes, e cila, me dy turbo motorë mund të zhvillojë shpejtësi të mëdha - deri në 650 kilometra në orë.

Helikopteri peshon gjashtë tonë dhe mund të fluturojë në lartësi deri në 6,000 metra.