KURIOZITETE

KURIOZITETE

Merkel mbetet politikania më e dashur për gjermanët

Publikuar më 16 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbetet në krye të listës së politikanëve më të dashur për gjermanët. Ajo mban vendin e parë me 59 pikë. Sondazhi Rtl-N-tv konfirmoi lajmin. "Përkundër të gjitha pritjeve të analistëve politikë, besimi i qytetarëve gjermanë tek Angela Merkel mbetet i paprekur,"-tha presidenti i sondazhit të opinionit publik Forsa, Manfred Guellner.

Merkel fitoi një pikë nga sondazhi i kaluar. Ajo shënon 59 pikë nga 100 të mundshme.

Vendin e dytë e mban  Robert Habeck i Partisë së Gjelbërt me 51 pikë, i cili humbi 3 pikë nga sondazhi i fundit. Ndërsa vendi i tretë me 48 pikë në sondazh mbahet nga politikani Armin Laschet.