KURIOZITETE

KURIOZITETE

Bunkeri i nazistëve shndërrohet në hotel luksoz

Publikuar më 25 Tetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ish-bunkeri i nazistëve pritet të transformohet në një hotel luksoz. Bunkeri St Pauli në qytetin gjerman Hamburg, do t'i ketë pesë kate në të cilët do të jenë 136 dhoma. Ai pritet të hap dyert për pushuesit në vitin 2021 dhe gjithashtu do të ketë restorante, bare dhe kafiteri të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Hoteli është dizajnuar nga kompania spanjolle NH Hotel Group, se kjo pronë e ndërtuar në kohën e nazistëve do të marrë formën e piramidës. Ajo çfarë do ta karakterizoj këtë objekt, do të jetë kopshti i ndërtuar në kulm që do të ofroj peizazh panoramik

Kjo kompani gjithashtu ka bërë të ditur se do të ketë një hapësirë e madhe e gjelbëruar, që do ta rrethojë këtë bunker që tashmë ka filluar të marr formën e një hoteli luksoz.

Ai njihet ndryshe si Flakturm IV Hochbunker (bunker i sigurisë së lartë), që konsiderohet si më i madhi i ndërtuar në Hamburg të Gjermanisë. I ndërtuar në vitin 1942 për vetëm 300 ditë nga të burgosurit e luftës, ishte destinuar për t'u mbrojtur nga sulmet ajrore.

Ky objekt kishte kapacitete të strehonte 18 mijë persona, por gjatë sulmeve ajrore të verës së vitit 1943 besohet se 25 mijë refugjatë ishin strehuar brenda tij. Ai kishte dyer të gjera dhe kishte mure me trashësi prej mbi 3.5 metra, e brenda ishte 75 i gjatë dhe 35 metra i lartë.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, brenda tij ishin futur aeroplanë të shumtë të shkatërruar. Ndërsa deri vonë ka shërbyer si klub nate, dhe për shkak të hapësirës së mjaftueshme e shfrytëzonin shumë artistë dhe muzikantë.