KURIOZITETE

KURIOZITETE

Bien çmimet e produkteve me imazhin e Princit Harry

Publikuar më 22 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Produkteve me imazhin e Princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle, iu është ulur ndjeshëm çmimi pas ndarjes së tyre nga familja mbretërore.

Dyqanet e dhuratave kanë ulur çmimet me të madhe gjatë së hënës, derisa pronarët e tyre kanë pranuar se po likuidojnë produktet me emrin dhe imazhin e çiftit tashmë të ndarë.

"Ata më nuk janë pjesë e familjes mbretërore. Pas ndarjes, blerësit nuk do t'i duan më këto gjëra. Duam t'i shesim të gjitha që i kemi dhe nuk do t'i mbajmë në dyqan", ka thënë shitësi Sam Kan.

Një filxhani me imazhin e Harryt së bashku me bashkëshorten e tij, i ka rënë ndjeshëm çmimi, transmeton KTV. Nga 8.99 funte, tani kushton 4.99 funte.

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk do t'i përdorin më titujt mbretëror. Ata do t'i kthejnë paratë e taksapaguesve që i përdorën për të rinovuar shtëpinë e tyre në Windsor.

Të dielën, Harry ka thënë se nuk i kishte mbetur opsion tjetër veçse të largohej nga posti mbretëror.

Me një marrëveshje me mbretëreshën Elizabeth, Harry dhe bashkëshortja e tij do të kenë të ardhme të pavarur.

Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi në fillim të pranverës.

E deri atëherë, Harry do të vazhdojë me detyrat zyrtare.