KURIOZITETE

KURIOZITETE

Përvoja me tanke të vogla

Publikuar më 29 Janar 2020

Artikuj të ngjashëm

Një park në Moskë, ka krijuar një pistë të vogël që t'u ofrojë njerëzve përvojën e ngasjes së një tanku.

Parku Sokolniki, ka sjellë modele miniaturë të tankut të famshëm T-34 që u përdor nga rusët gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan Reuters.

Tanku ka hapësirë të mjaftueshme për një të rritur dhe fëmijë, por nuk është i armatosur.

Sergei Akimov krijoi këtë pistë të tankeve të vogla.

Gjithçka nisi tre vjet më parë derisa po punonte për ndërtimin e modeleve të tankeve për industrinë e filmit, transmeton KTV.

Dy xhiro me këto tanke të vogla kushtojnë tetë dollarë dhe janë atraksion gjatë fundjavës.

"Me këto tanke po tentojmë të largojmë fëmijët nga telefonat dhe tabletët. Dëshirojmë që ata të shijojnë fëmijërinë tonë. Fëmijët duhet të vijnë dhe të shijojnë përvojën e ngasjes së tankut", ka thënë Akimov, pronar i këtyre tankeve.

Banorëve të Moskës u ka pëlqyer ideja e Akimovit.

"Motori i tankut nuk është elektrik prandaj të jep ndjenjën e një tanku të vërtetë. Djalit tim i pëlqeu shumë", ka thënë Andrei, banor i Moskës.