KURIOZITETE

KURIOZITETE

Zbulohet minifundi 5 900 vjet i vjetër

Publikuar më 28 Tetor 2010

Artikuj të ngjashëm

Arkeologët armenë kanë gjetur një copë fundi femrash, që besohet se daton para 5 900 vjetëve.
Pavel Avetisian, drejtor i Institutit arkeologjik dhe etnografik të Erevanit thotë se copa e fundit nga kallami i thurur është gjetur gjatë gërmimeve në një shpellë në juglindje të Erevanit.

Agjencia e lajme AP, e cila transmeton këtë lajm, përkujton se gjatë verës në të njëjtin lokacion është zbuluar një këpucë nga lëkura, e vjetër rreth 5 500 vjet, për të cilën ekspertët pohojnë se është pjesa më e vjetër e gjetur e ndonjë veshje të njeriut.

Arkeologu amen, Boris Gasparian, i cili ka punuar bashkë me hulumtues amerikanë e irlandezë, tha se në këtë shpellë është gjetur edhe një dhi e mumifikuar, e vjetër 5 900 vjet, që do të thotë rreth 1 000 vjet më e vjetër se shtazët e mumifikuara të gjetura deri tash në Egjipt.